E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabashi: Bie kriminaliteti

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, duke prezantuar raportin e punës së prokurorëve të Republikës së Kosovës për vitin 2012, ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë pranuar 25 mijë e 987 mijë kallëzime penale kundër 34 e 166 personave.

Sipas tij gjatë këtij viti janë zgjidhur kallëzimet penale kundër 37 mijë e 186 personave, më shumë se sa që janë pranuar, duke llogaritur edhe ato lëndë të mbetura nga viti paraprak. Ai gjithashtu ka thënë se kriminaliteti gjatë këtij viti ka pasur një rënie të lehtë ku janë paraqitur 1 mijë e 544 persona më pak. Ndërsa duke folur për personat që kanë kryer krime lufte, Kabashi ka thënë se prokurorët vendor nuk mund të gjykojnë ndonjë person të ndonjë shteti tjetër për krime të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2012 në detyrën e prokurorit të shtetit e kanë ushtruar 127 prokurorë të shpërndarë në zyrën së kryeprokurorit të shtetit, prokurorisë speciale tëRepublikës sëKosovës, 7 prokurorive komunale dhe 5 prokurorive të qarqeve.

“Lidhur me lëndëte e kryerësve madhor të veprave penale prokuroritë gjatë vitit kanë pranuar në punë 25 mijë e 987 kallëzime penale kundër 34 mijë e 166 personave. Në fillim kemi startuar me kallëzimet penale nga vitet e mëparshme të pakryera kundër 22 mijë e 380 personave, që do të thotë se në punë gjatë vitit 2012 të gjitha prokuroritë e Kosovës kanë pasur kallëzime penale kundër 56 mijë e 456 personave. Duke vepruar sipas këtyre kallëzimeve penale, gjatë vitit raportues janë zgjedhur kallëzimet penale kundër 37 mijë e 186 personave dhe vitin e kemi përfunduar me kallëzime të pazgjidhura penale kundër 19 mijë 360 personave”, ka thënë Kabashi.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë se Prokuroria e Shtetit ka shtuar efikasitetin për zgjidhjet e kallëzimeve penale duke zgjidhur më shumë lëndë, më shumë kallëzime penale.

Ai ka thënë se këto gjykata, në shkallët të parë duke vepruar sipas akteve akuzuese të prokurorive kanë shpallur fajtorë dhe dënuar 19 mijë e 150 persona, ndërsa kanë liruar nga aktakuza 331 persona.
Ai gjithashtu ka thënë se sipas kallëzimeve penale dhe numrit të të paraqiturve, kriminaliteti i të miturve tregon tendenca të rënies.

Kabashi ka thënë se prokurorët vendor nuk kanë të drejtë që të punojnë lëndët e personave të cilët kanë kryer krime luftë në Kosovë dhe të cilët nuk janë kosovar, sepse shtetet e tjera nuk i ekstradojnë ata persona në vendin tonë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›