Kabashi, optimizmi që vjen nga Islami
“Suksesi na bën të përvuajtur: ai që pata kujtuar se është teatri im intim, doli se u përgjigjej pikëpyetjeve të shumë bashkëkohësve të mi dhe dëshirës së tyre të thellë për ta bërë jetën sërishmi magjike...”, - thotë dramaturgu francez Eric Emmanuel Schmitt, ndërsa ka reflektuar mbi botën delikate të besimeve në veprën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Një monodramë që është realizuar premierë në skenën e teatrit të Durrësit nga aktori Mirush Kabashi dhe sonte zbret në Teatrin Kombëtar në Tiranë, në orën 19:00. “U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit” si mënyrë për përhapjen e shpresës”. Dramaturgu francez, Eric Emmanuel Schmitt, mendoi se do të sillte një element provokues, kur shkroi veprën e tij “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, duke ridimensionuar fenë islame në një dritë pozitive, kur asaj i bashkëngjiten vetëm të këqija. Thirrja e një francezi katolik ishte hedhja e dritës mbi dallimin e ndryshimit mes fesë islame, si një fe që frymëzon miliona e njerëz dhe disa militantë. Schmitt duke qenë dhe një filozof teatri, e vërejti këtë gjë dhe e shkroi pa ngurrim në një vend ku jetonin të gjithë bashkë si Izraeli, ku arabë, hebrenj dhe të krishterë përdornin shprehje myslimane për optimizmin e tyre. Në një e shkriu gjithë këtë bashkëjetesë, duke i dhënë teatrin monodramën “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
“Shumë është folur rreth faktit që djali është hebre dhe dyqanxhiu është mysliman. Dhe me të drejtë. Por unë e kam bërë me dashje një paraqitje të tillë. Vendosa të vërtetoj diçka, por edhe të provokoj. Ajo çka doja të vërtetoja është fakti se në shumë vende të kësaj bote (kryeqytete të Evropës, qytetet porte, qytetet amerikane etj.), njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin”, - shkruan dramaturgu, si refleksion dhe arsye të shkrimit të veprës së tij. Fatkeqësisht, lajmet që vijnë nga gazetat tregojnë se gjërat nuk janë aq në harmoni. Schmitt thotë se në veprën e tij nuk ka qëllim të minimizojë tragjedinë e konfliktit Izrael-Palestinë, por që hedh njëkohësisht dhe qëndrimin e tij se nuk duhet të ngatërrojmë zërin e tërësisë së jetës me klithmat e politikës apo të gazetarëve. “Gjykova se ishte e rëndësishme të jepja një mesazh vëllazërimi dhe paqeje”, - thotë dramaturgu.
Ndonëse si vepër letrare është një roman i shkurtër, “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” është vënë në skenë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Madje në Francë është përshtatur edhe si film, ku rolin e Zotit Ibrahim e ka interpretuar aktori i madh hollivudian Omar Sharif, i cili është nderuar për këtë rol me “Çmimin e Paqes” nga OKB. Që nga viti 1999, kjo pjesë është vënë në skenë në disa qindra teatro e në disa dhjetëra vende të botës si në Turqi, Gjermani (në dhjetëra teatro), Francë (në dhjetëra teatro), Belgjikë, Spanjë, Rusi, Izrael, SHBA, Argjentinë, Poloni, Bullgari, Luksemburg, Zvicër etj.
Re.Ku