Erion Braçe: Inspektoj çdo dy muaj për të parë punimet në Durrës-Kukës
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rejon Braçe, i është përgjigjur dje mazhorancës, duke deklaruar se viziton rregullisht kantierin e ndërtimit në rrugën Durrës-Kukës. Ai deklaroi dje në Kuvend se e viziton këtë kantier çdo dy muaj për të parë përparimin e punimeve. Ndonëse Braçe nuk i kishte deklaruar më parë këto vizita, ai tha se mbetet i shqetësuar për mënyrën se si po harxhohen fondet në këtë rrugë si dhe për mënyrën e tenderimit të saj. “Unë shkoj çdo dy muaj në këtë rrugë për të parë avancimin e punimeve”, - tha Braçe, i cili shtoi: “Një pjesë e kësaj rruge është tenderuar me dy korsi dhe po ndërtohet me katër korsi dhe kjo vetëm sepse e kishte të shënuar ish-ministri Basha”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Ai iu përgjigj akuzave, të cilat i cilësoi si pseudofakte, por që sipas tij ato vijnë për shkak të urrejtjes ndaj rrugës. “Procedura ka qenë tenderim i hapur dhe asnjë kompani nuk ka bërë ankesë. Së dyti, është bërë një kontratë e njohur ndërkombëtarisht. Së treti, unë e vlerësoj shqetësimin tuaj që keni edhe për raportin e KLSH-së, por ju duhet të respektoni institucionet me standarde të njëjta. Po merreni me pseudofakte, pasi ju thjesht nuk doni rrugën”, - iu përgjigj Olldashi Braçes.
Sula: Përmbarimi privat, reformë e suksesshme e Alibeajt
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, e cilësoi dje projektligjin për përmbarimin privat si një reformë të arrirë të Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Gjatë diskutimeve në Kuvend, kur ky projektligj po pritet të miratohej, Sula tha se kjo reformë do të bëjë të mundur që vendimet e gjykatave të ekzekutohen. Sipas tij, me këtë projekt, Ministria e Drejtësisë do të bëjë të mundur që përmbaruesi privat, që do të operojë krahas atij shtetëror, të zgjidhë një nga problemet më të vështira që ka hasur drejtësia në këto vite, marrjen e drejtësisë. Projektligji do të votohet në seancën tjetër për shkak se në seancën e djeshme nuk kishte numër të mjaftueshëm deputetësh. Një ndër reformat që propozon ky projekt, është liberalizmi i shërbimit përmbarimor, i munguar deri më sot. Synohet ushtrimi i dy sistemeve paralele ekzekutimi: shërbimi përmbarimor shtetëror dhe shërbimi përmbarimor privat. Sigurisht që transformimi në një shërbim privat do të mund të realizohet jo menjëherë, por pas një periudhe kohore, pasi të bëhen ndryshimet përkatëse të akteve ligjore dhe nënligjore në bazë të të cilave do të veprojë shërbimi përmbarimor gjyqësor privat. Zbatimi i sistemit të dyfishtë do të jetë transitor. Pagimi i të gjitha shërbimeve nga shërbimi privat do të sjellë rritjen e tarifave për palët në proces ekzekutimi, të cilat ndoshta nuk mund t’i përgjigjen financiarisht rritjes së tarifës, duke bërë të pamundur zgjedhjen e të drejtave të tyre. Me zbatimin e sistemit privat, institucionet shtetërore do të trajtohen si çdo kreditor tjetër privat. Ato do të duhet të paguajnë tarifat në raport me objektivin e ekzekutimit. Shteti, duke mos përballuar nga buxheti i vet pagimin e tarifave, do t’i shmanget ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë. Liberalizimi i shërbimit përmbarimor nënkupton që funksionet e shërbimit përmbarimor shtetëror të mund të kryhen edhe nga operatorë privatë të licencuar për këtë qëllim.