Kabineti Kamerun, Kleg 4 ministri

Dalin edhe emrat e parë të kabinetit të Kamerun ku ashtu sikundër pritej kreu i Liberal-demokratëve, Nik Kleg mban postin e zv/kryeministrit.
Sipas lajmit të shpërnadrë nga “Doëning Street” përveç postit të zv/kryeministrit partisë së Nik Kleg do t’i rezervohen edhe 4 dikastere të tjera në kabinetin Kamerun.
Ende nuk janë publikuar postet në të cilat liberal-demokratët do të ulen, megjithatë i vetmi dikaster që dihet është ai i shefit të diplomacisë i njohur ndryshe me “Foreign Office” që do të mbahet nga ish-lideri i Partisë Konservatore Uilliam Hage.