Merkel uron Kamerun duke e ftuar në Berlin

Pak orë pas emërimit si kryeministër i Britanisë, Devid Kamerun ka marrë urimet e para, mes të cilavë edhe atë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Sipas lajmit të shpërndarë nga BBC, Kamerun ka patur një bisedë të gjatë dhe miqësore me kancelaren gjermane. Gjatë bisedës, Merkel pas urimit për postin ka ftuar shefin më të ri të “Downing Street” që të vizitojë Berlinin në rastin më të parë të mundshëm.
Kamerun mori detyrën si kryeministër pas arritjes së marrëveshjes me liberal-demokratët dhe pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit i laburistit Gordon Braun.