E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabineti pa Memlin ,Blerandin e Lirakun

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Prishtinë, një trup përmes të cilit synohet të dinamizohet dega e kryeqytetit në mënyrë që kandidati i kësaj partie t’i fitojë zgjedhjet vjeshtën e sivjetme.

Por, ndryshe nga siç ishte paralajmëruar më parë, Kabineti nuk ka sjellur ndonjë befasi. Aty kryesisht janë njerëz të nëndegëve të PDK’së në Prishtinë dhe bie në sy mungesa e tre njerëzve kyç të kësaj partie në Prishtinë: Lirak Çelaj, Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci.

Në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Prishtinë bëjnë pjesë Shemsi Veseli, Genc Prelvukaj, Lah Nitaj, Teuta Mulliqi, Alban Bakia, Dritero Arifi, Ardita Jahja, Blerim Krasniqi, Laura Zherka, Valjet Rexhepi, Ylber Citaku, Drin Mulliqi, Besare Batalli, Liridon Restelica, Bekim Jakupi, Fitore Berisha, Besa Halimi – Zagragja, Lahudin Myrtaj dhe Kujtim Kazideda./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›