Kabineti për qeverisje të mirë për Prishtinën, zyrtarizohet këtë javë

“Kabineti shumë shpejt. Brenda disa ditësh do ta kemi konferencën e ardhshme. Më së largu deri në fund të kësaj jave, ne do t’i prezantojmë siç ju kemi premtuar kohë më parë emrat e përvetshëm të ekipit, i cili do ta udhëheqë. Ajo pse pak është vonuar, ka qenë më shumë shkaku i zgjedhjeve në Ferizaj, por këtë e kemi paralajmëruar edhe më herët”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur se a do të jetë ai në krye të tij, ashtu siç është përmendur kohë më parë, Stavileci hezitoi të jap një përgjigje konkrete, mirëpo pohoi se ai do të jetë pjesë e këtij kabineti.
“Unë do të jem pjesë e kabinetit. Mbetet të gjithë emrat të zyrtarizohen dhe për hir të atyre që do të jenë pjesë e ekipit, e kemi lënë në konferencën e ardhshme t’i tregojmë gjithë këta emra”, ka thënë Blerand Stavileci, zëdhënësi PDK-së.