Kabineti qeverisës, Patozi nuk do Dulen
Nënkryetari demokrat, Astrit Patozi, shprehet kundër pjesëmarrjes së PBDNJ-së në bashkëqeverisjen e Partisë Demokratike. "Fati e deshi që kjo aleancë të mos materializohej, pasi edhe Kryeministri Berisha e la të hapur derën për këtë parti në qeverisje", tha Patozi. Njëkohësisht, edhe kryetar i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi ka argumentuar arsyet pse është pozicionuar kundër PBDNJ-së, të cilat lidhen me largimin e kësaj të fundit nga qeveria e djathtë përpara zgjedhjeve. Patozi komentoi gjithashtu edhe koalicionin PD-LSI, duke shprehur vlerësime për këtë të fundit. "Besoj te konceptet bashkëkohore të politikës, të cilat na çojnë te bastionet e vjetra. Besoj se në politikën perëndimore një gjë e tillë është e natyrshme dhe besoj se ndarja mes të majtës dhe të djathtës është një ndarje kondicionale. Na bashkojnë më shumë gjëra se sa na ndajnë", tha ai. Nënkryetari i PD-së, Patozi, e cilësoi pozitiv faktin që vendi nuk do të qeveriset nga një parti e vetme, por nga një koalicion i përbërë nga parti të djathta dhe të majta. "Në këtë rast e quaj fatlum faktin që ne kemi një qeveri që përfaqëson shumë më të tepër se një krah të caktuar, por shkrirjen e të majtës me të djathtën", tha ai.
Demokratët e quajnë absurd kushtin e PS-së për të ngritur një komision hetimor për 28 qershorin e si rrjedhojë rihapjen e kutive të votimit të numëruara. Astrit Patozi, kryetari i grupit kuvendor të PD-së, argumentoi kushtin kryesor të selisë rozë për t‘u rikthyer në Parlament, si një alibi të thjeshtë të Edi Ramës. "Na kërkuat të hapen kutitë, që është një nga kushtet. Por unë mund të them se Sali Berisha, PD dhe askush tjetër as i hap dhe as i mbyll kutitë. Kutitë i hapin, i mbyllin, votat i numërojnë institucionet dhe institucionet kanë folur. Për sa kohë institucionet kanë folur, ne të tjerët duhet të heshtim", tha Patozi. Numri një i grupit parlamentar të selisë blu i quan absurde të gjitha kërkesat e kryetarit në detyrë të socialistëve, të cilat, sipas tij, përveçse për të justifikuar humbjen dhe rikonfirmuar Ramën në krye të kësaj partie, nuk kanë asnjë qëllim tjetër. "Për fat të keq, Edi Rama ka bindur veten dhe po kërkon të bindë dhe të tjerët për të vendosur një rregull të kundërt, i cili sigurisht është qesharak, sepse i bie që ekipi që humbet ndeshjen, rikonfirmohet edhe për ndeshjen e radhës. Të ashtuquajturat kushte nuk janë kushte për mazhorancën, por thjesht dhe vetëm që të rimandatohet kryetari i PS dhe që ai të fitojë debatin e brendshëm në partinë e tij. Kushtet janë absurde dhe këtu kam parasysh të gjitha ato në tërësinë e tyre. Pra ato nuk janë kushte, por janë pretekste për të justifikuar bojkotin, për të justifikuar humbjen. Janë alibi për humbjen", nënvizoi Patozi. Sakaq, ai shprehu besimin se pavarësisht situatës aktuale, PS do të rikthehet në Parlament në respekt të elektoratit të saj.