E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabllo me fibra optike nendetare Shqiperi-Itali

Qeveria ka miratuar mbreme vendimin per kalimin ne ujerat tona territoriale te kabllos nendetar nderkombetar me fiber optike Bari Itali - Gjiri i Lalzit Shqiperi projekt i Balkans-Italy Network.

Studimi do te kryhet nga shoqeria UNIFI Holdings Inc e cila me pas do te shtrije edhe linjen optike. Afati i ndertimit te kesaj linje nendetare do te jete 12 muaj periudhe e cila nis qe nga hyrja ne fuqi e vendimit.

Autorizohen Ministria e Puneve Publike dhe Transportit Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave per dhenien e lejeve e te informacioneve perkatese per piken hyrese ne Gjirin e Lalzit te Kabulit nendetar nderkombetar sipas rregullave ne fuqi.

Nderkohe ngarkohen ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare per ndjekjen e zbatimit te ketij vendimi.

2010-10-22 0904

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›