Kuvendi Mandati i Beqjes ne dore te Kushtetueses Rozeta Rapushi
I kalon Gjykates Kushtetuese vendimi per heqjen apo jo te mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Pas debatesh te ashpra Kuvendi votoi dje me 70 vota pro 67 kunder miratimin per tia lene ne dore Kushtetueses heqjen apo jo te mandatit te Beqjes i cili akuzohet se ka perfituar nga fondet publike ndonese mori mandatin e deputetit ne Kuvend pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Kunder heqjes se mandatit votuan dy deputetet e cilesuar si te larguar nga mazhoranca Dritan Prifti e Paulin Sterkaj por edhe kreu i PDU-se Shpetim Idrizi. Votimi u be i hapur pavaresisht kerkeses ne emer te grupit socialist Gramoz Ruci se nje votim i tille duhet te behet i fshehte. Nderkohe qe vete Beqja para votimit argumentoi se ai nuk ka shkelur ne asnje rast as ligjet as Kushtetuten. Une nuk e kam shkelur as nje fije mandatin e deputetit. Me akuzoni se ne nentor nuk mund te kryeja aktivitet por akti eshte kryer para se une te beja betimin e deputetit. Ne Kushtetute nuk ka asnje shkelje. Ngjarjet kane ndodhur kur nuk kam ushtuar detyren e deputetit vetem po ta ushtroja do te mund ta shkelja. Pas dates 23 shkurt e kam respektuar Kushtetuten dhe vendin pas kesaj date kompania ime nuk ka konkurruar ne asnje tender tha Beqja. Ai kritikoi faktin se eshte sulmuar qe diten e pare ndonese mandatin e ka fituar me ndershmeri. Une do te them gjithnje te verteten per nje milione te papune per grabitjen e votes per aktivitetin kriminal qe Policia e Shtetit ben me naften. Ju tregojme perdite si jeni ndaj debatoni e na sulmoni merreni me nje mik qe Olta e ka pasur kur ishte 17 vjec me nje 20 qe nuk ekziston me nje lepur qe e keni ju ne bark etj. Mashtrimeve tuaja u ka dale boja sundoni po nuk qeverisni pushtetin tuaj te vjedhur po e mbani me zor gjalle tha Beqja. Mes duartrokitjeve te shumta te opozites kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli replikoi duke thene se Beqja do te hyje ne histori si i vetmi deputet qe merr pasurite e shtetit dhe eshte krenar. Pa komentuar mandatin e Beqjes nderhyri edhe kryeministri Sali Berisha i cili i tha socialistit qe u ankua per qeverine e tij se vetem per vitin 2009 ka fituar tre tendera ne emer te diskriminimit dhe pa barazise partiake te zhvillimit te tendereve. Ka fituar shkelqesia e tij tendere ne Ministrine e Kultures ne Ministrine e Brendshme nga armiqte e popullit ministra apo punonjesit por me duket se po e verteton se dhe vete ne Keshillin e Ministrave reagoi Berisha. Sipas tij edhe ne kohen kur fitonte tenderet Beqja dilte cdo dite ne konferenca shtypi kunder partise ne pushtet por kjo se ka penguar qe te zbatoje ligjin ne te gjithe ndershmerine e tij. Prape se prape te lepurushet e keni problemin ju. Se ai qe ka gjuajtur me veze po te behet nenkryetar partie tani dhe shume shpejt tani. E ke pare kryetarin tend sesi eshte bere komshi me mua tani tek zyrat e tij vijoi Berisha.
PDU Pse votuam kunder
Partia per Drejtesi dhe Unitet sqaroi dje votat e dhena kunder ne Kuvend per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Sipas kreut te kesaj partie Shpetim Idrizi vota kunder heqjes se mandatit nuk ka aspak lidhje me qenien ne mazhorance pasi PDU mbeshtet mazhorancen. Votat tona kane qene dhe do te jene per mazhorancen pa ekuivok. Por PDU as jep dhe as heq mandate. Per kete arsye votat e PDU-se nuk ishin pro heqjes se mandatit te deputetit Beqja edhe pse PDU do te vazhdoje te mbeshtese mazhorancen pa ekuivok sqaroi Idrizi pas votimit te djeshem.