Halimi Pse PS nuk mund te kerkoje heqjen e mandatit per 5 deputetet e PD
Deputeti demokrat Eduard Halimi rendit te gjitha argumentet se pse socialistet nuk mund te kerkojne heqjen e mandateve te pese deputeteve demokrate ashtu sic u be dje ne Kuvend per Ilir Beqaj. Ne nje interviste per gazeten Koha Jone Halimi thote se te majteve u ka kaluar afati kushtetues per tu ankuar per mandatet e maxhorances. Sipas tij socialistet te mos mundohen me kot ti dhurojne mandate kreut te tyre Edi Rama per dasem me argumentin se ai do vetem leke pasi me mandate dhe pallate ai eshte i ngopur.
Zoti Halimi PS i ka drejtuar nje kerkese Gjykates Kushtetuese per te bere interpretimin e disa neneve me qellim qe te kerkoje te heqe edhe ajo mandatin e pese deputeteve tuaj. A kane shkelur Kushtetuten deputetet e mazhorances
Mandatet e pese deputeteve te Partise Demokratike jane te ligjshem dhe nuk preken. Kerkesa e Partise Socialiste njelloj si historia e kutive kur nuk kane rruge ligjore i drejtohen revolucionit. Une e degjova me vemendje pretendimin e opozites sipas se ciles kerkon qe permes nje kerkese drejtuar Gjykates Kushtetuese te merrte dhe te zvarrite perfundimin e nje ceshtje e cila eshte e qarte ne driten e diellit. Ata po kerkojne te mjegullojne ate qe nuk munden. Po mundohen ti thone shqiptareve po vellezer Beqaj e ka bere balte por ai nuk eshte i vetem. Beqaj ka shkelur Kushtetuten por njelloj me balte jane edhe keta. Jo zoteri jane absolutisht te gabuar. E para ne e dime shume mire se ata nuk kane asgje. Nese do te kishin nje rast ne radhet e deputeteve te PD-se te krahasueshem me rastin e zotit Beqaj do te kishin leshuar rrufe. Ata qe nuk lene gje pa sajuar shpifur dhe trilluar do te hezitonin per 5 deputete As edhe nje minute nuk do hezitonin por do te kishin leshuar pafund rrufe. Por rastin nuk e kane.
Por realisht deputetet e mazhorances a jane ne kundershtim me ligjin ku kandiduan pa hequr dore nga postet e tyre te meparshme
Ajo cka duan te bejne socialistet eshte qe te kerkojne ne Gjykate Kushtetuese nje interpretim me qellimin qe te godasin mandatet e 5 deputeteve te mazhorances. Por kete po e kerkojne ashtu sic po kerkojne kutite. Arsyetimi juridik eshte po aq i dobet dhe i deshtuar njelloj si ne rastin e kutive. Ata po kerkojne te hapen kutite sot kur e dini shume mire qe kutite nuk hapen. E dine qe kerkojne dicka qe eshte kunder Kushtetutes kunder vendimeve gjyqesore. E dine qe nuk ka asnje mjet te vetem juridik per hapjen e kutive por prape genjejne veten kryetarin e per me teper genjejne popullin opozitar se nje dite do te hapen. Ne mungese te rruges juridike ata ndjekin rrugen e protestave apo rrugen e revolucionit. Per cdo njeri me njohurite me fillestare juridike e ka te qarte se nuk ka asnje mjet ligjor dhe kushtetues per hapjen e kutive edhe per faktin e thjeshte se ka kaluar mbi nje vit dhe ata nuk bejne dot as edhe nje kerkese per hapjen e kutive se kane kaluar te gjitha afatet per diskutimin e mandateve te deputeteve te shpallura ne 1 gusht 2009. Ata kerkojne interpretim te kushtetutes me arsyetimin qe neser te bejne nje kerkese te ngjashme me kete per Beqjen. Por nuk e bejne dot kerkesen per mandatet e 5 deputeteve.
Per se nuk e bejne dot
Nuk e bejne sepse Kushtetuta nuk i ka lene asnje rruge asnje shteg.
Po pse ku ndryshon rasti kete do ta vendose Gjykata Kushtetuese ju nuk e dini. Mandatet e 5 deputeteve dhe te 135 te tjereve perfshi dhe te tjeret jane mandate te fituara ne perputhje te plote me Kushtetuten. Neni 69 i Kushtetutes i ka dhene te qarte rrugen e vetme kushtetuese. Verifikimin e mandateve nga komisioni i mandateve te ketij kuvendi. Ky komision i ka verifikuar dhe ka votuar ne kete Parlament te gjithe mandatet te 140 mandatet prej me shume se 13 muaj me pare. Kjo dihet prej me shume se 1 viti nga te gjithe shqiptaret. Ky vendim i komisionit te mandateve dhe te certifikuar nga ky Kuvend nuk mundet te goditet ne Gjykaten Kushtetuese as per nje deputet as per 140 dhe as pese. Per nje arsye shume te thjeshte nenin 66 te ligjit Per Gjykaten Kushtetuese i cili thote se kjo kerkese duhej bere brenda 6 muajve. Pra e kane te qarte te gjithe se PS nuk ia heq dot mandatet pese deputeteve te mazhorances jo vetem se mandatet e tyre jane te qarte te ligjshem dhe kushtetues ne driten e diellit por edhe per arsyen se nuk kane asnje mjet juridik per ti kundershtuar.
Kur e dine se nuk i kundershtojne dot mandatet e pese deputeteve se ju ka kaluar afati per te bere kerkese atehere perse duan te bejne interpretimin
Per kete duhet te pyesni ata juriste te PS-se qe kane bere kerkesen. Rasti eshte njelloj si rasti i kutive. Ata nuk kane asnje mjet juridik per te argumentuar ate qe pretendojne dhe ne mungese te tyre i drejtohen protestave revolucionit. Ata nuk mund te kujtohen pas 1 viti dhe te kerkojne sot ate qe duhet ta kerkonin para 8 muajsh. Ata nuk mund te rrine jashte parlamentit te marrin tendera dhe pallate dhe pastaj te kerkojne ti cojne dhurate kryetarit per dasme mandate Kryetari i tyre do te tjera dhurata ai do parate ndaj kot humbasin kohe me te tilla genjeshtra por duhet te mbledhin parate dhe tia cojne kryetarit sepse me mandate dhe pallate ai eshte plot dhe nuk ka ku ti coje.
Bisedoi R.Rapushi