Kabllogramet amerikane mbi Tiranen zyrtare
Një artist i ri shqiptar dhe pianisti britanik Xhon Tilbëri prezantojnë në Teatrin Kombëtar shfaqjen “Djall”. Një monolog i Armand Lulajt sipas kabllogrameve amerikane për Tiranën zyrtare botuar nga Uikiliks.
Armand Lulaj dhe John Tilbury prezantojnë “Fiend”, “Djall”, një emër që i referohet operacionit të parë sekret perëndimor që u ndërmor në Shqipëri në vitet 1949-1953.
“Djall” sepse fytyrën e tij ka politika në Shqipëri siç tregojnë dokumentet sekrete të diplomacisë amerikane për Tiranën zyrtare për vitet 2006-2010, publikuar ilegalisht nga Ëikileaks.
Me fjalë kyçe: korrupsion, krim i organizuar, mashtrim me zgjedhjet, trafik armësh, prostitucion.
John Tilbury nga Britania e Madhe që ka lënë gjurmën e vet si muzikant improvizues, u përfshi në këtë projekt sepse:
“Reflekton jo vetëm Shqipërinë por edhe atë që po ndodh më gjerë në botë. Të pasur dhe të korruptuar që nuk i ndal kush, të pangopur me këtë pasurimin e tyre dhe pushtimin e planetit. Dhe nuk flitet për këtë mbrojtje që ata duan t'i bëjnë sistemit kapitalist në emër të mbrojtjes së planetit. Shqipëria është pjesë e këtij shkatërrimi të çmendur.
Jam befasuar kur dëgjova se një nga partitë tuaja kërkon këshilla nga një prej kriminelëve më të njohur në botë Tony Blair, i përçmuar dhe urryer nga shumica e britanikëve për çfarë ka bërë veçanërisht në Irak. Në vend që të jepte këshilla për Shqipëri ai duhej kalbur në burg.”
“21 sekonda” quhet pjesa muzikore që ka shkruar Tilbury, sepse çdo 21 sekonda pianisti i shton një tjetër element shtresës muzikore.
“Kur u njoha me projektin dilema ishte nëse duhej të shprehja empati duke reflektuar emocionet që çliron teksti apo nëse duhet të distancohesha prerazi prej tij. Pra sa më brutal bëhet teksti aq më e pamëshirshme dhe e bukur bëhet muzika. Kam qëndruar midis dy pozicioneve: njëra që ishte tëhuajëzimi midis tekstit dhe muzikës dhe tjetra empatia që kërkon të jetë pjesë dhe të shprehë emocionet e tekstit.”
Prej Teatrit Kombëtar Lulaj shfytëzon elementet të komunikimit skenik sepse monologu i tij ka si subjekt të dhëna dramatike, të bëra të ditura tanimë nga 452 kabllogrameve të dosjeve të klasifikuara.