E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Bankave Kredite e keqija arrijne nivelin me te larte

Të dalësh duarbosh nga bankat është bërë e rrugës tashmë. Kredia e dhënë kohët e fundit është në vlera minimale dhe drejtuesit e bankave kanë një arsye objektive për këtë.

“Është shqetësuese për ne bankierët rritja alarmante e kredive të këqija, të cilat arrijnë një të katërtën e totalit të kredive. Pra, pagesat për mbi 1 miliard euro po vonojnë më shumë se tre muaj.
Kjo po ndikon negativisht në përfitimet tona, në dëshirën e madje në aftësinë tonë për të kredituar më shumë. 
Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e kësaj kredie është e kolateralizuar dhe gjithë ajo çfarë na nevojitet është një ekzekutim efficient i këtij kolaterali për të mbyllur problemet e për të rivitalizuar ekonominë”, u shpreh Seyhan Pencabligil, Kryetar i Shoqatës shqiptare të Bankave.
Moskreditimi, për shkak të borxheve ende të pakthyera nga klientët është vetëm njëra anë e errët e sistemit financiar. Një problem tjeter i madh është ekzekutimi i kolateralit, marrja nga banka e pasurisë që klienti kishte vënë si garanci.
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi qeveria duhet të japë më shumë garanci për klientët.
E pavarësisht situatës, ekspertet renditen në krah të sipërmarrësve kur flitet për kreditimin. Sigurisht, bankat kësaj radhe duhet të jenë më përzgjedhëse.
Por, ndërsa shumë janë shqetësuar për ekonominë, moskreditimi është problem madhor për një sektor të tërë, atë bankar.
Ndërsa rritja e kreditimit duket rrugëzgjidhja e vetme, mbetet për t’u vendosur cila do të jetë politika e bankave në përzgjedhjen e klientëve apo sektorëve që duhen financuar. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›