Zgjedhja ne krye te PD-se ambasadori Sequi takon Bashen
I nisi takimet si kryetar i ri i demokratëve.
Ambasadori i Bashkimit Europian është i pari përfaqësues i trupit diplomatik që hyri në selinë blu.
Lulzim Basha e priti në zyrën e ish-kryetarit Sali Berisha.
Kolltuqet, tryeza e punës dhe arredimi janë të njëtat që në kohët kur demokratët ishin në opozitë
Prania në takim e ekspertit demokrat për çështjet zgjedhore Oerd Bylykbashi tregon për fokusin e bisedës: përmbylljen e procesit zgjedhor, por nxit të mendosh edhe për të ardhmen që Bylykbashi mund të ketë në strukturën drejtuese të demokratëve, për të cilën Basha nuk e gjeti me vend të fliste.
Ambasadori Sekui kërkoi përmbyllje të normale të zgjedhjeve dhe një tranzicion të butë të pushtetit. Progres raporti do të ketë cdo detaj.
Kreu demokrat e ka vënë në dijeni për domethënien që ka për PD transparenca e zgjedhjeve. Qeveria bëri cdo gjë për standardet, pala e dytë në proces ka bërë krim elektoral dhe ka deformuar vullnetin e zgjedhësve -tha Basha.
Edhe Kolegji Zgjedhor është dukshëm në trysni sipas Bashës.
Ambsadorin e ka njohur edhe me nismën e PD për mbrojtjen juridike për të gjithë ata që abuzivisht do të largohen nga puna.
Në fund i ka dhënë garancinë që Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për integrimin e vendit në BE.
Është një detyrim që sipas Bashës kësaj force politike i vjen gjenetikisht.