Kabllogrami Tre grupime ne PD

Deri me tani fraksionet brenda Partise Demoktatike qe qeveris vendin jane pare ne kafenete apo restorantet ose ne takimet mes zyrtareve dhe miqve te tyre. Por ne ditet e fundit kur ne axhende jane ndryshimet kushtetuese per sistemin elektoral kane nxjerre ne drite ndarjet ne partine qeverisese” thuhet ne kete kabllogram.
Per te ilustruar ate qe ndodh brenda PD-së, ambasada amerikane shkruan se, nje nga amendamentet e propozuara ka shkaktuar nje debat te madh duke nxjerre ne siperfaqe tre grupe te fuqishme.
Nje prej tyre ai i presidentit Bamir Topi nje anëtar i PD-së, deri ne momentin e marrjes se detyres se presidentit. Nje prej ndryshime ka te beje me heqjen e te drejtes qe ka presidenti me dekretet vijon kabllogrami. Nga fraksioni deputeteve te zotit Topi eshte rritur kundershtia ndersa kryeministri Berisha ka pretenduar se nuk kishte dijeni per te tilla propozime. Me vone ai tha se e kundershtonte kete ide por asnjehere nuk u pyet askushi se e kujt ishte kjo ide.
Ambasada amerikane konstaton se ideja ka ardhur nga Berisha dhe eshte perqafuar nga dy fraksione oportuniste ne PD ku nje prej tyre drejtohet nga kryetarja e parlementit Zonja Topalli, tjetri nga Rusmaili dhe Bode, i pari ish-minister i Drejtesise, i dyti minister aktual i Financave, te cilet e shijojne momentin kur ju vjen shansi te sulmojne grupin e trete ate te Topit. Amendamentet u kundershtuan nga koalicioni socialist dhe kjo ide shume shpejt u shua. E rendesishme nga ky incident theksohet ne fund te kabllogramit është dalja ne pah e perpjekjeve per ta dobesuar pozicionin e zotit Topi dhe karrieren e tij te ardhshme ne politike perfshi percaktimin e grupit te mbeshtetesve te Topit brenda PD-së.