Xhafa: Zgjedhjet ndoshta duhet të administrohen nga ndërkombëtarët
Socialistët, pas raportit të ODIHR-it, që fshikullonte ashpër KQZ-në për mënyrën se si veproi me zgjedhjet në Tiranë, janë duke menduar për mundësi alternative në zgjedhjet e ardhshme. Një prej tyre do të ishte edhe administrimi i zgjedhjeve nga ana e ndërkombëtarëve.
Kjo është bërë e ditur nga ana e sekretarit ligor në PS-së, Fatmir Xhafaj, që ka thënë se ndërkombëtarët duhet të organizojnë zgjedhjet në Shqipëri, përfshi këtu edhe prezencën e tyre fizike në administrimin e procesit.
Raporti i OSBE/ODIHR-it është një pasqyrë e trishtuar ku të gjithë ne, por kryesisht qeveria, mund të shohë të vërtetën e hidhur dhe tronditëse se në Shqipëri është shkatërruar themeli i demokracisë, vota e lirë dhe sot Shqipëria drejtohet jo vetëm nga një qeveri me legjitimitet të cuanguar, por dhe Tirana drejtohet nga një produkt klonimi qesharak që ju dha mandati në dorë si një fëmijë të lindur nga babai i tij politik, tha Xhafa për Panorama.
Vendi ka nevojë për një reformë reale, të ndershme, politike dhe profesionale zgjedhore dhe realisht reforma duhet të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, pohoi Xhafa, që shtoi se angazhimi në këtë proces nuk është ceshtje e vullnetit të PS-së por ai është detyrimi i saj sublim për votën dhe demokracinë, për fatet e sotme dhe të nesërme të vendit.