Arvizu takon Haxhinaston SHBA mbeshtet perpjekjen e Shqiperise per integrim ne BE

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, takohet me ministrin tonë të Jashtëm Edmond Haxhinasto, por nuk komenton asnjë nga shkirmet e Uikiliks, të publikuara për Shqipërinë.
Ambsadori amerikan gjithsesi tha se zbulimet e Uikiliks janë pa vend dhe të dëmshme.
“Ne nuk e komentojmë atë që publikohet në Uiiliks.
Çdo dokument që ka zbulime të paautorizuara, është shumë i dëmshëm dhe i pavend, ne nuk e komentojmë atë”.
Ndërkohë, ambasadori amerikan ka dhënë mbështetjen e tij për angazhimin e të gjitha palëve në politikë për një reformë në funksion të integrimit në Bashkimin Evropian e në veçanti, të ligjit për zgjedhjet.
“Ne folëm për rrugën e integrimit të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht këtë përpjekje.
Duket se ka një mirëkuptim të fortë kombëtar sa i përket kësaj çështjeje, dua të shtoj se modalitetet e veçanta mes shteteve të BE-së dhe Shqipërisë, dhe duke marrë parasysh se Shqipëria është një shtet sovran e gjithashtu kjo mbetet një çështje mes dy partive por që integrimi të jetë i suksesshëm duhet një përpjekje kombëtare, duhet një mirëkuptim dhe angazhim kombëtar.
Jo thjesht nga qeveria, jo thjesht nga një parti, por një bashkim përpjekjesh dhe unë jam i bindur se me motivimin e duhur kjo mund të arrihet.
Nga ana e tij, edhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, shprehu nevojën e përmbushjes së detyrave sipas 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe vlerësoi mbështetjen e ambasadorit Arvizu.