Kabul: Vriten 22 militantë
Kabul - Të paktën 22 militantë talebanë janë vrarë gjatë përleshjeve në 24 orët e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar forcat e koalicioni të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara sipas të cilave midis të vrarëve ka edhe dy komandant të talebanëve. E ndërsa detajet kanë qenë të pjesshme, forcat aleate theksojnë se ofensiva u ndërmorr në jug dhe lindje të Afganistanit.