E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Bisedime me Serbinë, si palë më vete

Beograd–Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër bisedimeve eventuale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pa juridiksionin e plotë të vendit. "Deri sa nuk vendoset juridiksioni i plotë i Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, veçanërisht në pjesën veriore, nuk mund të ketë kurrfarë bisedimesh me Beogradin"-ka deklaruar Haradinaj gjatë një takimi të dielën në Mitrovicë.

Sipas tij, nëse Prishtina hyn në bisedime me Beogradin në kohën kur institucionet e vendit nuk janë funksionale në gjithë territorin, "atëherë Kosova mund të jetë në pozitë të pavolitshme dhe mund të ballafaqohet me probleme serioze". Haradinaj i ka quajtur "dyfytyrësi të lidershipit të Kosovës", pohimet se në vend ka stabilitet dhe se nuk po zbatohet plani 6 pikësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›