E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaç Islami fshin të shkuarën e tij si i majtë

kaciDeputeti i ri i PD-së, Kastriot Islami, ka fshirë të shkuarën e tij të gjatë si i majtë. Në faqen zyrtare të PD-së, siç raporton Shekulli, nuk flitet asgjë për të kaluarën e Islamit në PS-së, ndryshe nga Kadeli, që e përmend të kaluarën e tij.

Kastriot Islami është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, për Fizikë Speciale, pranë Universitetit të Tiranës. Mbron titullin Doktor në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit. Ka kryer studime post-doktorature e mbron titullin Profesor në Universitetin e Giessenit në Gjermani. Ka qenë punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Karriera e tij politike është shumë e pasur duke filluar si Koordinator për Krizën e Kosovës e më pas Ministër i Arsimit; Ministër i Shtetit; Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Kryetar/ anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës; Anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; Ministër i Financave; Ministër i Punëve të Jashtme, thuhet në CV-në e Islamit në faqen e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›