E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Mazhoranca e re nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve!

luliLulzim Basha ka vijuar takimet e tij për tu zgjedhur kryetar i PD-së. Ai ka qenë gjatë ditës së sotme në Gjirokastër, ku ka theksuar se përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit është e të gjithëve.

Kjo analizë duhet të na përfshijë të gjithë ne. Bashkëpërgjegjës jemi të gjithë. Por kjo analizë nuk mund dhe nuk duhet të kthehet as në një farsë, as në heqje përgjegjësie, as në shpifje imagjinare, as në përpjekje për të ngritur kulisa apo goditur njerëz dhe grupe , apo për të krijuar grupe. Ky do të jetë një proces i ftohtë, gjithëpërfshirës dhe transparent. Dhe unë angazhohen që në përputhje me vendimin e kryesisë, këtë analizë ta kryejmë në të gjithë territorin e vendit, në çdo degë, çdo seksion të PD-së, pas përmbylljes së procesit që kemi përpara. Unë ndodhem këtu pikërisht prej këtij sensi, pa asnjë ambicie personale, pa asnjë dëshirë apo urim që kjo ditë të kishte ardhur. Por me sensin e përgjegjësisë për ti ofruar PD-së gjithçka kam duke kandiduar për lidershipin e saj, deklaroi Basha.

Ndërkohë, pavarësisht se mazhoranca e re ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi ka 84 deputetë, Basha tha se ajo nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›