Kaçe me UÇK, "kallen" grekët

Një fotografi e raportuar në mediat shqiptare e futbollsitit Ergys Kaçe është bërë hit në Greqi. Futbollisti i ri shqiptar e ka veshur një bluzë me emblemën e UÇK-së, gjë e cila i ka penguar grekët.
Madje sipas raporteve të fundit, Kaçe është pezulluar nga skuadra greke për disa ditë. Spekulimet e para e lidhin atë me kalimin të ndonjë skuadër italiane.
Kaçe sipas grekëve nuk ka më vend në kampionatin grek dhe se ai do të jetë i urryeri i tifozëerisë së Paokut.
Kjo është goditja e dytë e Kaçes që i ka bërë grekëve, pasi që e para ishte refuzimi i fanelës së kësaj kombëtareje./Indeksonline/