E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kaçi në Komisionin e Dezinformimit: Forcim të mekanizmave ligjorë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, raportoi sot përpara Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Dezinformimit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, mbi zbatimin e masave ndaj dezinformimit dhe formave të ndërhyrjes së huaj dashakeqëse në sistemin financiar.

Gjatë raportimit, Kaçi paraqiti shtyllat kryesore ku mbështetet puna e Autoritetit në këtë drejtim.

Kaçi shprehu angazhim të plotë për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe forcimin e mekanizmave ligjorë dhe të kontrollit për parandalimin e dezinformimit dhe formave të ndërhyrjes së huaj që mund të cenojnë sistemin financiar.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›