Kacin Integrimi Beogradi te heqe barrikadat

Për të fituar statusin e kandidatit është e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të bëjë thirrje për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Kështu deklaron raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në një intervistë për 'Danas', cituar nga Telegraf.
Kacin ka deklaruar se pa e bërë këtë lëvizje, nuk ka pranim të marrëveshjes për vulat doganore. Nëse nuk do të zbatoheshin marrëveshjet e arritura, sipas Kacin, politika aktuale e Serbisë do të diskreditohej në sytë e shumicës se vendeve anëtare të BE-së.
Kacin ka thënë se në opinionin e Komisionit Evropian pritet që dialogu me Prishtinën të rifillojë, si dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani. Raportuesi evropian ka pohuar se angazhimi i liderëve serbë duhet të jetë dalja nga kriza dhe jo konfrontimi me vendet anëtare të BE-së.
“Dezinformatat që janë përhapur në mediat beogradase në lidhje me incidentin në Jarinje, në fund të shtatorit, kanë lënë përshtypje të keqe te shtetet që kanë ushtarë në përbërje të KFOR-it, duke përfshirë edhe Gjermaninë, ushtarët e të cilës edhe janë lënduar. Qytetarët e Serbisë qe një kohë po e durojnë tempin e ngadalshëm të integrimeve evropiane të Serbisë”, ka thënë Kacin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm. Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërprera njëanshëm nga Serbia mund të rinisin në fillim të nëntorit. Bisedimet teknike do të përqendrohen tek energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal për Kosovën.
Jahjaga: Reformë në sistemin e drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.
Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim
Një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave në veri, KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme. Vetëvritet ushtari i KFOR-it
Një ushtar i KFOR-it është vetëvrarë mengjesin e së dielës në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Sequi: Mes zyrtarëve, jo gjuha e përcarjes
"Ngërci politik nuk ju dha statusin"
Berisha: Rama nuk e do reformën zgjedhore
Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim