Kacin: Kosova zgjodhi Evropën
"çështja nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën është legjitime, por Kosova midis Serbisë dhe BE-së është përcaktuar për Evropën", ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin.
Në një intervistë për gazetën "Danas", Kacin theksoi se "Kosova është përcaktuar për BE, por si duket Serbia dëshiron në BE pas Kosovës".
Lidhur me takimin në Bërdo afër Kranjit, Kacin ka thënë se "shumë herë është thënë se rruga drejt BE-së çon nëpërmjet marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe dihet se kush janë fqinjët e Serbisë".