E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: Google duhet të respektojë rregullat


Google duhet të respektojë rregullat dhe pse mund të largohet nga tregu kinez. Një deklaratë e tillë është dhënë nga vetë autoritetet qeveritare në Pekin,sipas së cilave, theksohet se motori i kërkimit, shumë i klikuar në internet, Google , ka hyrë në këtë treg në vitin 2007 dhe atëherë i është bërë e ditur se krahas saj, kjo kompani duhet të respektojë dhe rregullat e shtetit të Kinës. Një lajm i tillë është bërë i ditur pasi në rast të largimit të kësaj kompanie, ato duhet të japin një lajmërim në radhë të parë në drejtim të qeverisë së këtij vendi gjë e cila nuk ka ndodhur. I gjithë ky konflikt i cili është krijuar midis kompanisë gjigante amerikane Google dhe shtetit të Kinës, ka ardhur si rrjedhojë e një sulmi të para disa kohësh në drejtim të faqes së tyre zyrtare nga disa piratë kompjuterësh të cilët supozohen të jenë pikërisht nga ky vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›