E Diel, 1 Nëntor 2026

DioGuardi kandidat për Senatin Amerikan, ish-kongresmeni me orgjinë arbëreshe



Joseph Dioguardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, shpalli publikisht se do të kandidojë për të qenë anëtar i Senatit amerikan. Ai do të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand. Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve
nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan. Republikani nga distrikti Uestçester e shpalli fillimin e fushatës me thirrjet që Kongresi amerikan të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, të cilat sipas tij janë ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi.
Joseph DioGuardi ishte i pari anëtar i Kongresit që parashtroi çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, duke dashur të tërheqë vemendjen e qeverisë amerikane nëpërmjet një rezolute të Kongresit, promotor i së cilës ishte vetë ai në 1986. Gjithashtu ai ishte personi përgjegjës për seancën e parë dëgjimore në Kongres për Kosovën në 1987. Ai ka zhvilluar më shumë se 30 udhëtime në Ballkan që ku la Kongresin në 1989, për të mësuar më shumë e për të preku më nga afër historinë e më shumë se 7 milionë shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme të Ballkanit, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në luginën e Presheves dhe çamëri. DioGuardi ka punuar me anëtarë të të dy krahëve politike në Kongres, në përpjekje për të sjellë paqe dhe stabiitet në Europën Juglindore. Në 1986, ai bindi kongresmenët Tom Lantos and John Porter, që ta vendosnin çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi në axhendën e tyre. Dioguardi është nismëtar e hartues i disa ligjeve që sot janë në fuqi, është llogaritar publik, autor, fitues i disa çmimeve si veprimtar e shoqëror, mbrojtës i të drejtave, dhe kryetar i një prej lobeve më me ndikim në çështjet shqiptare në Uashington. Xho Dioguardi i riu lindi më 1940 në Nju Jork, punoi, studioi, shërbeu në Kongres dhe gjithmonë në në mbrojtje të çështjeve të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›