Kacin: Mali i Zi, ne rrugen e duhur per Kosoven

Eurodeputeti slloven, Jelko Kacin ka pershendetur sot rezoluten e miratuar te premten nga Parlamenti i Podgorices, e cila i hap rruge njohjes se pavaresise se Kosoves nga Mali i Zi.
Kacin ka shprehur bindjen e tij se Mali i Zi do ta njohe ne momentin e duhur shtetin e ri te Evropes. “Mali i Zi eshte nje vend sovran, prandaj ai e di shume mire se kur njohja e pavaresise do te jete optimale per vete Malin e Zi, Kosoven, Serbine dhe stabilitetin ne rajon”, ka pohuar Kacin.
Me tej ai ka hedhur poshte zerat se Bashkimi Evropian, por edhe ai personalisht, po ushtrojne presion ndaj Malit te Zi dhe vendeve te tjera ballkanike per te njohur shtetesine e Kosoves.