E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK, edhe nje vit me shume ne Kosove

UNMIK mund te beje plot 10 vjet ne Kosove pasi ekzistojne te gjitha mundesite qe administrata nderkombetare te qendroje edhe per nje vit ne shtetin me te ri te Evropes.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne vitin 2009 Kosova do te ndodhet e mbikeqyrur nga nje prani me e nderlikuar evropiane, pasi pavaresisht vendosjes se misionit EULEX, qe do te angazhohet ne sundimin e rendit dhe ligjit, UNMIK do te mbetet autoriteti me i larte nderkombetar.

“Prandaj mundesia e mbetjes se UNMIK-ut edhe per nje vit ne Kosove dalengadale po behet realitet”, shtojne me tej burimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›