Bosnje, partite nacionaliste udheheqin zgjedhjet

Rezultatet e pjesshme te zgjedhjeve lokale ne Bosnje Hercegovine tregojne se partite nacionaliste po udheheqin garen per kryetaret e komunave.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Suad Arnautovic ka bere te ditur ne nje konference per shtyp se partia e pavarur e Millorad Dodig, Lidhja Social Demokrate ka fituar ne 32 komuna te Republikes Serbe ne Bosnje.
Sipas burimit, partia myslimane Aksioni Demokratik ka fituar ne 28 komuna, ndersa Bashkesia Demokratike Kroate ne 15. Kreu i Komisionit Zgjedhor shton me tej se subjekti tjeter politik Partia per Bosnje Hercegovine, e Haris Siljaxhic ka fituar vetem ne 4 komuna.