E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritikohen politikat e Maltës ndaj azilkërkuesve

Ishulli mesdhetar i Maltës qëndron në vijën e betejës së emigracionit, por politikat e saj për trajtimin e azilkërkuesve janë kritikuar. BE diskuton tani rreth mundësive për harmonizimin e politikave të azilit.

Malta është shteti më i vogël anëtar i Bashkimit Evropian, por ajo ka numrin më të madh të azilkërkuesve për kokë banori, më shumë se çdo vend tjetër evropian.

Vetëm përgjatë këtij viti, 900 persona kanë zbarkuar në brigjet e saj, shumica me varka nga Afrika e Veriut për në kontinentin evropian. Më shumë se 60 për qind e tyre ka nevojë për të qenë në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Qeveria e Maltës ka krijuar qendra të mëdha ndalimi për të mbajtur emigrantët.

Njëra prej tyre, Kazerma Safi, është e përbërë nga dy magazina të mëdha dhe është e pozicionuar prapa aeroportit kryesor të Maltës. Por kushtet në këtë qendër janë tejet të vështira.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë kritikuar kushtet jonjerëzore në qendrat e ndalimit. Por pavarësisht këtyre ankesave, qeveria malteze ka refuzuar të ndryshojë kurs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›