E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Ta ruajmë popullin serb

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se është më mirë ta ruajnë Serbinë dhe popullin serb që jëton në tërritorin e Republikës së Serbisë se sa për tokën e Kosovës.

“Unë mendoj se mbetja e Serbisë është interes shumë më i rëndësishëm kombëtar se sa mbetja e Kosovës në kuadër të Serbisë për shkak se atje, në Republikën serbe, jetojnë një milion serbë, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq.

Ai ka theksuar se territori pa popull është problem i madh, prandaj ne duhet ta ruajmë popullin ka vazhduar Daçiq. Ai ka shtuar se Bashkësia serbe në Kosovës do të ketë 10 komuna nga të cilat katër veri, transmeton Blic.

“Nuk mund të kemi më politikë refuzimi sepse në këtë rast Serbia do të ngelet edhe pa territor edhe pa popull, ka thënë
kryeministri serb duke potencuar se e nuk e dëshirojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›