Kadare: E pajustifikueshme mosnjohja e Kosovës nga Spanja
Nderimi i Ismail Kadarese, me çmimin për letërsinë “Princ i Asturias” për vitin 2009 ka zënë vend në media të shumta botërore. Në një intervistë dhënë për të përditshmen “El Kultural” Kadare tregon se si as diktatura e as demokracia nuk ndikuan në mënyrën se si ai shkruante veprat e tij. Intervista flet për marrëdhëniet e shkrimtarit me literaturën spanjolle, por edhe me politikën, ku ai shprehet se është një shkrimtar politik, por duke sqaruar se as diktatura e as demokacia nuk e kanë ndryshuar mënyrën e tij të të shkruarit. Kosova zë një tjeter vend të rëndësishëm në këtë intervistë. Kadare shprehet i befasuar me faktin se Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
“Unë jam i befasuar dhe unë e konsideroj të pajustifikueshme. Spanja ka interpretuar pavarësinë e Kosovës si një precedent që komplikon njësinë e saj territoriale. Por unë mendoj se është një mënyrë në të cilën grupohen rrethana dhe përmbatje politike që nuk kanë asgjë të bëjnë. Pavarësia e Kosovës është përcaktimi i një realitet gjeopolitik. Dhe rezultat i një lufte të vërtetë. Bashkësia ndërkombëtare reagoi ndaj regjimit të Miloshevicit, pa interesa strategjike apo argumente partizane. Bëhej fjalë për një spastrim etnik të paarsyeshëm.”
Fitorja e Çmimit “Princ i Asturias” u publikua në pjesën më të madhe të gazetave spanjolle dhe mjaft mediave te tjera, si Euronjuz, Dojce Vele, Herald Tribune apo ETB, të përditshmet spanjolle El Pais dhe Dita, Agjencia Franceze e Lajmeve AFP dhe ajo kineze, Xinhua. Çmimi i dorëzuar dje në Spanjë, është i dyti për nga rëndësia në botën e letrave, që i shton vlerat letërsisë shqiptare. Siç thotë vetë shkrimtari, Letërsia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, është më e njohura në Evropë.