Vazhdon rrjedhja në PS, edhe Harasani në Kuvend
Pas Ben Blushit edhe Andis Harasani, Sekretar për Programin në Partinë Socialsite deklaron qendrimin e tij për t’u rikthyer në Kuvend, kundër vendimit të kryetarit Rama.
Harasani “Sigurisht që jo, dhe i pari që s’do më kërkojë këtë gjë është Rama, pasi vetë ai s’po e djeg mandatin e Kryetarit të Bashkisë. Anëtarët e PS-së që akoma s’kanë bërë betimin e deputetit, s’duhet të djegin mandatin për trillet e kryetarit.”
Harasani thotë gjithashtu se të njejtin mendim ndajnë edhe mjaft deputetë të tjerë socialistë. E ndaj i fton ata që këtë ide ta artikulojnë publikisht në forumet e partisë.
Harasani “Në këtë fazë që është PS s’kanë rëndësi numrat, pasi shumica e anëtarëve të PS-së, që akoma s’kanë bërë betimin e deputetit s’duhet të djegin mandatin për trillet e kryetarit. Shumë kandidatë për deputetë i thonë këto nëpër kafene dhe ende si thonë në asamble.”
Qendrimi i anëtarëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS, vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve drejtuar kësaj partie, për t’i dhënë fund bojkotit, në mënyrë që të bëhen pjesë e reformave integruese dhe e debatit politik.