Maxhoranca tërheq kërkesën për të hetuar tabulatet e gazetarëve

Maxhoranca tërheq kërkesën për të hetuar tabulatet e gazetarëve . Ky vendim i anëtarëve të mazhorancës në Komision erdhi fill pas kërkesës së bërë nga ndërkombëtarët dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve në vend .
Ka qënë kryetari i Komisionit Hetimor për 21 janarin Eduart Halimi ai që ka deklaruar pas sencës dëgjimore me Ndue Prendin, se Komisioni do të tërhiqte kërkesën për të marrë nga kompanitë telefonike tabulatet e gazetarëve. Ky reagim gjithashtu erdhi vetëm pak orë pasi kryeministri Berisha kishte zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-se në Tiranë Miroslav Lajçak.
Një ditë më parë vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë kishte mbrojtur idenë e komisionit për të marrë edhe tabulatet e gazetarëve, duke thënë se hetimi për ta nuk kishte lidhje me qënien gazetarë por si qytetarë të thjeshtë që kishin dijeni për ngjarjet e 21 janarit.