Kadare Ne 21 janar u perseriten ngjarjet e 20 viteve me pare

Ismail Kadare
E merkure 2 shkurt 2011 NOA- Ne nje interviste per gazeten shqiptaro-amerikane Iliyria ne New York shkrimtari Shqiptar Ismail kadare komenton situaten aktuale ne vend.
shte e njohur tashme se nje vend jo normal sundohet mire por qeveriset keq. Kete te vertete e njohin sidomos sistemet totalitare qysh nga diktaturat hidrike ato qe kane perdorur mungesen e ujit si mjet sundimi gjer ne ditet tona. Vetem ne rende te tilla qe dalin nga rendi normal i gjerave mund te krijohen psikoza te semura ato qe lindin pastaj ankthet dhe terrorin shenjat e pashmangshme te sundimit tiranik eshte shprehur ai.
Duke vijuar me tej Kadare ka thene se shte pak te thuash se mbyllja e vitit qe shkoi nuk ishte e mire per shqiptaret. Dhe si te mos mjaftonte kjo ne kundershtim te plote me urimin na qofte i mbare ky vit fillimi i vitit 2011 ishte edhe me i keq.
Intervista e tij vijon Ne mesazhet e panumerta qe vijne keto dite nga Tirana per tu shperndare anekend ne diasporen shqiptare rralle here mungojne shenja te tilla. Te gjithe popujt e ish-Lindjes jane teper te ndjeshem ndaj tyre. E ne kete kah do te ishte e kuptueshme qe shqiptaret ata qe tiranine e paten me te egren e me te zgjaturen do te ishin dyfish me te ndjeshem. Ne ngjarjet e janarit midis psikozes dhe veprimeve shpesh kaotike ata do te kapnin spikamen e fantazmes se totalitarizmit rendit te permbysur 20 vjet me pare.
Ishte me sa dukej ky shkaku kryesor qe ne kete janar te trishte trazimi ishte aq i thelle e aq deshperues. Keto rrjedha njerezore per te cilat eshte lehte te thuhet te mos dalin me te mos shfaqen te mos na shqetesojne nuk mund te anashkalohen. Ne mos u shfaqeshin ne rruge ato do te jene ne thellesi cka eshte edhe me shqetesuese. Ne qofte se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet ku sipas dokeve te demokracise europiane do te duhej te conin normalisht zerin e tyre institucionet duhet te zbresin tek ata per te kuptuar ku ka ngecur makina e demokracise perse mesazhet nuk kalojne shkurt perse sistemi eshte bllokuar.
Me 21 janar gjate nje demonstrate per fat te keq te dhunshme u vrane me arme tre njerez te paarmatosur pra te pafajshem qytetare te shtetit demokratik shqiptar e njekohesisht tre qytetare te ardhshem te Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as per te mitizuar e as per te sublimuar kete Bashkim por per tu kujtuar te gjitheve se ne pa hyre ende ne kete shtepi te perbashket kemi cenuar programin e saj ate program qe me sinqeritet dhe perkushtim e kemi shpallur si programin tone.
Me tej ai thote se Shqiperia duhet te pergatitet per ti thene ndal nje percudnimi te tille. Duhet pranuar se kjo seshte as e thjeshte e as e lehte. Kerkon vullnet pa dyshim po ne radhe te pare kerkon bindjen e thelle qe demokracia shqiptare ajo qe ne te vertete eshte e pandare sot nga Shqiperia duhet marre seriozisht.
Lidhur me nderhyrjet e nderkombetareve ai komenton Marredheniet tona me nderkombetaret deshmojne paqartesine mungesen e parimeve shkurt ankthin tone te pafund. Ne jemi ne nje aleance europiane. Nje aleance nuk eshte nje idil me baresha e me fyej. Ne boten tone te ashper nje aleance eshte para se gjithash nje shtab ne gjendje alarmi ku midis aleateve mund te kete edhe acarime edhe moskuptim por gjithmone per parime te medha. Ne e kemi pranuar kete gjendje. Kjo aleance eshte shansi i vetem i nje populli teper te vetmuar. Nje ngecje te pragu i Europes ose me keq nje perplasje portash ne fytyre ka gjase te shenonte fundin e rrugetimit tone ne histori.
Ne kohen tone jane teper te rralle popuj qe mund te kene histori te vecuar nga te tjeret. Ka kohe qe fatmiresisht historia jone nuk eshte me e tille shprehet shkrimtari.
a.y/NOA