E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Lushnje Ne 8 maj LSI rezultat spektakolar

Meta ne Lushnje

Lushnje 2 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta diten e sotme ka nisur turin e tij para elektoral nga qyteti i Lushnjes.

Nen shoqerine e Kryetarit te Bashkise Albert Sanxhaku  dhe te Kryetarit te LSI-se ne Lushnje Krenar Turku Meta eshte ndalur fillimisht ne komunen Terbuf  ku eshte  pritur me mjaft entuziaste.

Me pas Meta ka zhvilluar nje takim po kaq entuziast me qytetaret e Lushnjes ne Kinoteatrin Vace Zela.

Gjate fjales se tij para elektoratit Lushnjar Meta tha se LSI ne 8 maj do te arrij rezultat spektakolar dhe se ne kete date do te konfirmohet vendimi i saj per koalicionin me PD-ne.

Sipas tij zgjedhjet e majit do te rikonfirmojne jo vetem LSI-ne si force e fuqishme politike ne vend por edhe do te vleresohet me vote vendimi historik qe LSI-ja mori per te bere koalicion me PD per interesa kombetare.

Meta edhe ne kete takim nuk ngurroi te permende edhe demonstraten e 21 janarit duke thene se Ngjarjet e 21 janarit nuk kane qene te papritura as per ne as per shumicen e qytetareve shqiptare dhe as per opinionin nderkombetar. Lushnja e ka pesuar nga dhuna dhe nga konflikti ne te kaluaren sikurse e ka pesuar e gjithe Shqiperia.

Sipas kreut te LSI-se Ideatoret e konfrontimit nuk pengojne dot axhenden e integrimit te Shqiperise dhe se Shqiptaret kane perspektiv evropiane.

Ai e cilesoi si fatkeqesi filozofine e opozites nepermjet bojkotit.

Nder te tjera Meta shtoi se Opozita ka vetem filozofine e dhunes dhe ata qe frymezuan dhunen me 21 janar kunder rendit kushtetues jane ata qe ne momente te veshtira qe po kalonte bota dhe Europa te krizes ekonomike kerkonin te perhapnin panik per falimentimin e bankave per depozitat e dhjetera mijera shqiptareve per sakrificat e tyre te panumerta per te siguruar nje mireqenien modeste. Shqiperia e kaloi situaten e veshtire ekonomike dhe financiare vendi ka hyre ne nje periudhe qe do te njohe nje rritje ekonomike me te madhe dhe me te qendrueshme.

Ne vijim te ketij mendimi kreu i LSI-se u tha qytetareve Lushnjar se Mund tju them se vetem gjate vitit te kaluar 1.6 miliard leke kane qene subvencionet ne bujqesi ne qarkun e Fierit gjysma e te cileve kane qene per Lushnjen. Ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne infrastrukture ne menyre te vecante autostrada qe lidh Shqiperine me Kosoven ka bere qe vetem gjate vitit te kaluar te ekspertohen prodhime bujqesore kater here me shume sesa ne vitin 2009 dhe pikerisht 22 mije tone.

Ai u garantoi qytetareve Lushnjare se do te vijne ne rritje politikat sociale ndaj qytetareve shqiptar.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›