E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare flet nga Shkodra për integrimin

Europa është një familje ku gjithkush sjell diçka, dhe ne kemi cfarë ti japim asaj. Shkrimtari i madh Islamil Kadare nga Shkodra në promovimin e librit "Dy gjuhë një libër" ka vlerësuar se Shqipëria është tashmë në Europë", dhe se vendi ynë tha ai ka shumë për t`i dhënë Europës. Kadare ka vlerësuar bashkëjetesën fetare si vlerën me themelore që vendi ynë ruan ndër vite.
Gjatë takimit në Shkodër Kadare ka folur për rolin e letërsisë, gjuhës shqipe, si dhe intelektualëve në rrugën e zhvillimit të vendit. Sipas Kadaresë, pjesë e pandashme e zhvillimit është rëndësia që i duhet kushtuar letërsisë dhe gjuhës, si vlera të rëndësishme të kombit.
Projekti "Dy gjuhë një libër" i cili është financim i BE zhvillohet prej një viti e gjysmë ndërsa ka si bashkëorganizatorë Universitetin e Shkodrës dhe atë të Podgoricës në Mal të Zi. Qëllimi bazë i këtij projekti është shkëmbimi i vlerave kulturore ndërmjet dy vendeve si dhe nxitja e miqësisë. Në aktivitet ishin të pranishëm intelektualë, shkrimtarë, pedagogë të universitetit të Shkodrës si dhe përfaqësues të universitetit të Podgoricës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›