E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro false nga Maqedonia, 8 te arrestuar ne Tirane

TIRANE- Një operacion i skuadrës së Antikrimit ekonomiko-financiar të policisë së Tiranës ka vënë në pranga 8 persona si të akuzuar për kontrabandimin dhe shitjen e eurove false në kryeqytet. Operacioni i startuar dje dhe i vazhduar deri në orët e vona të natës është fryt i një hetimi 3 mujor të policisë.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se dymbëdhjetë persona ishin shoqëruar, nga të cilët tetë ishin arrestuar ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e personave të dyshuar.

Nuk bëhet e ditur shuma e kartëmonedhave false që janë sekuestruar, por mësohet se janë bllokuar kartëmonedha false 50-she dhe 100 euroshe. Policia thote se eurot kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia. Në kuadër të këtij operacioni, një javë më parë policia bllokoi një sasi kartëmonedhash 50-euroshe.

Në kuadër të këtij opeacioni të antikrimit ekonomiko-financiar Tiranën e ka vizituar dje edhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit për Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, i cili mësohet se ka koordinuar informacionet me vendet fqinje nga ku vinte valuta false.

Policia pritet te dale sot me nje deklarate ne lidhje me kete operacion, ndersa mesohet se te arrestuarit janë marrë në pyetje gjatë orëve të vona të natës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›