E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare prezanton Pengesën: Jam i prekur nga dhimbjet e vajzave shqiptare

Tiranë, 11 Nëntor NOA - Universiteti Europian i Tiranës organizoi sot në mjediset e tij promovimin e Veprës së Plotë të shkrimtarit Ismail Kadare, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri.

Në këtë eveniment të veçantë mori pjesë dhe vetë shkrimtari Ismail Kadare, i cili duke cilësuar të veçantë këtë rast, Kadare u shpreh se rrallë ka marrë pjesë në promovimet e librave të tij.

Kadare iu përgjigj interesimit të gazetarëve për veprën e tij të fundit Pengesa. Ai ka shpjeguar se kjo vepër u kushtohet vajzave shqiptare.

Jam i prekur nga dhimbjet e vajzave shqiptare. Ato kanë përballuar një pjesë të brengës së vendit tim. Internimi ka qenë një moment i kësaj brenge të thellë. Libri Pengesa trajton pikërisht këtë çështje, tha Kadare.

Ndërsa ka vlerësuar lexuesin shqiptar: Me të ka lindur vepra ime, ndaj ai është gjithmonë i veçantë.

I pranishëm në këtë aktivitet, botuesi i veprave të Kadaresë dhe drejtuesi i ONUFRI, Bujar Hudhri u shpreh se ndihej i nderuar për organizimin e këtij eventi nga UET-i duke e konsideruar një festë të rëndësishme promovimin e veprës së plotë.

Shumë breza janë rritur dhe do të rriten me emrin dhe librat e Ismail Kadaresë, sepse është në fakt një emër i madh që i bën nder shqiptarëve, tha Henri Çili, administratori i UET-së në ceremoninë që u zhvillua me këtë rast.

Kurse kritiku Mark Marku theksoi se kurrë gjuha shqipe nuk ka qenë kaq e çmuar sa tek vepra e Ismail Kadaresë.

Ai është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore. Është klasik i gjallë i letërsisë europiane dhe asaj botërore, - deklaroi deputeti Marku.

a.k/f.sh/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›