E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alikaj e sëmurë, shtyhet premiera


Qysh kur është përmendur vënia në skenë e dramës amerikane të Edward Albee-t, "Kush ka frikë nga Wirginia Woolf" është raportuar vetëm për shtyrje, ndërrime e zëvendësime, vonesa. Edhe pasi është shpallur kalendari i shfaqjeve të Teatrit Kombëtar ku Albee me regji të Kushtrim Bekteshit, figuronte premierë më 13 dhe 15 nëntor, ka ndodhur diçka. Shfaqja është shtyrë dhe për këtë nuk njoftohet gjëkundi. I pyetur për këtë vonesë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, tha se "është caktuar një datë tjetër sepse aktorja Eva Alikaj pati një problem shëndetësor. Premiera është më 19 nëntor".

Askush nuk mund të parashikojë problemet shëndetësore dhe vonesa për arsye të tilla, madhore, janë gjithnjë të justifikuara, por administrata, mos është sëmurur edhe ajo? Lipsej së paku, të kishte njoftuar njerëzit, mediat që prej një muaji kanë fiksuar një datë tjetër premiere nga ajo që thotë drejtori.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›