E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare takohet ne Prishtine me presidenten Jahjaga

Shkrimtari Ismail Kadare është takuar gjatë qëndrimit në Pirshtinë me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për kulturën dhe tema të tjera që këto ditë kanë qenë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë shkrimtari i shquar Ismail Kadare është vlerësuar në Prishtinë me çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim i dhënë në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare. Në fjalën e mbajtur në ceremominë e zhvilluar për këtë rast, Kadare ka theksuar se do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij. Sipas tij ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku të shtrenjtë. Në fjalën e tij, shkrimtari Kadare ka shtuar se kultura dhe letërsia kanë detyrën të ndihmojnë në sqarimin e këtij keqkuptimi (kombi shqiptar, pjesë e Europës). “Nuk është luks të jesh europian. Ne i ngjajmë Evropës, ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi” ka theksuar ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›