E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare vlerësohet me çmimin “Princi i Asturias”

Gazeta spanjolle “El Mundo” raporton se Ismail Kadare u përzgjodh nga juria mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, një nga më të mëdhenjtë e kohës që jetojmë, italiani Antonio Cabucchi, holandezi Cees Nooteboom, autorë të njohur të brezit të Kadaresë. Në garë për çmimin “Prince of Asturias“ ishin gjithsej 31 kandidatë nga 25 vende të botës.
     
Prestigjiozja “El Mundo“ e cilëson Kadarenë si një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. “Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik”, shkruan “El Mundo”.     

Vitin e kaluar “Princi i Asturias” u fitua nga shkrimtarja kanadeze, Margaret Atwod, e cila u vlerësua nga juria sidomos për mbrojtjen e dinjitetit të grave.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›