E bija e Presley: Jackson e dinte se do të vdiste i ri
"Përpara disa vjetësh, Michael dhe unë kemi zhvilluar një bisedë me temë për jetën në përgjithësi", shkruan Lisa Marie Presley, i cila ka qenë e martuar me "mbretin e pop-it" nga viti 1994 deri në vitin 1996, në një mesazh me titull "ai e dinte".
"Ai më pyeti për rrethanat e vdekjes së babait tim", kujton ajo. "Një çast ai ndaloi, më vështroi ngultas dhe më tha i sigurt, 'kam shumë frikë se do të përfundoj si ai, në të njëjtën mënyrë'", shtoi ajo.
"U përpoqa menjëherë t'ia hiqja nga mendja këtë ide, por "ai e dinte", u shpreh ajo.
Vdekja e papritur e Michael Jackson, të enjten, në moshën 50 vjeçare, u kujtoi shumë njerëzve vdekjen e parakohshme të Elvis Preslit në vitin 1977, në moshën 42 vjeç.
Lisa Marie Presley përfiton edhe nga mesazhi në "Myspace" për t'u "rënë shkurt" komenteve të mëvonshme, të cilat e cilësuan martesën e saj me "mbretin e popit" një bashkim për mirësjellje, e destinuar vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut nga problemet e Michael Jackson me drejtësinë.
"Po, ishte një lidhje e pazakontë, në të cilën dy persona të pazakontë, që nuk kaluan një 'jetë normale', u lidhën në një çast, ndoshta të dyshimtë për Michael Jackson", shkruan ajo.
"Megjithatë, jam e sigurt se ai më donte aq sa mund të duash dikë dhe unë e doja shumë".