“Vit pas viti” me Viktor Gjikën
01/07/2009 Përmbushet amaneti i regjisorit
Pak kohë para se të ndahej nga kjo jetë, filloi të shkruante kujtimet e veta. Ishte një ditar-libër, të cilin nuk mundi ta përfundonte, por ku arriti të rrëfehej për momente kyçe dhe të veçanta të jetës. Sot, këto rrëfime të regjisorit Viktor Gjika vijnë në duart e lexuesit shqiptar. “Vit pas viti” është libri autobiografik i Gjikës, i prezantuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mes miqsh e kolegësh të artistit.
Libri i botuar me ndihmën e këtyre miqve të Gjikës, vjen nën redaktimin e Teodor Laços. Regjisori i njohur shfaqet në këtë botim që prej fëmijërisë së hershme, në rininë dhe punën e përkushtuar, ndërsa nuk mungojnë as vlerësimet dhe kujtimet e atyre që e kanë njohur nga afër.
Ja si fillon kujtimet e tij që zënë fill me vitin e lindjes 1937 Gjika: “Kam lindur në Korçë më 23 qershor të këtij viti dhe më ka pritur në duar plaka Dhorevicë, që shërbente si mami në mëhallën tonë. Nëna ime më ka thënë se kam lindur me ‘këmishë’, e cila ishte kaq e bardhë sa kur e nxorën foshnjën, d.m.th. mua, të gjithëve iu duka ezmer, ndonëse isha më biondi i gjithë fëmijëve të lindur prej zonjës Meropi Josif Gjika. Dhe ata kishin qenë plot 7, ndonëse ishim gjallë vetëm 3. Këmisha (placenta), sipas nënës, kishte vlera kurative dhe duhej hequr me kujdes, po ku dinte nga këto gjëra Dhorevica që ngutej të mbaronte sa më parë detyrën e mamisë. Kur përfundoi çdo gjë dhe foshnja qau, nëna e mori atë për ta ushqyer. Pas pak bebja kapi gjirin e nënës, ndërsa Dhorevica kreu edhe detyrën e kumbarës duke më vënë emrin Viktor…”.
Duke diktuar me hollësi momentin e udhëtimit dhe vendosjes në Moskë, ku dhe studioi, takimet me shokë dhe njohjen me vajzat e bukura ruse, në këto përshkrime nuk kanë si të mungojnë as momente të ëmbla miqësie e dashurie.
“Një herë këndova me Todin i veshur me tuta sportive dhe njerëzit qeshën. Në atë koncert u njoha me Galën nga Fakulteti Ekonomik që nuk më ndahej. Më 2 nëntor për festën e 7 nëntorit këndova me Paolin Gugën. Këtë radhë vesha kostumin e ri të qepur me stofin e Kombinatit të Tekstileve të sapoinauguruar në Tiranë. Edhe ky nuk i pëlqeu publikut, po i pëlqeu Galës. Vizat me kreka më bënin të dukesha para saj si amerikan! Ajo ndenji me mua gjithë mbrëmjen deri vonë. Kur u ndamë më tha se autobusët dhe metroja punonin deri më 1 të mëngjesit, por kjo nuk doli e vërtetë. Pas rrotullimeve të gjata u detyrova të merrja taksi, e cila më kostoi 23 rubla, baras me ushqimin e dy ditëve”.
Interesante është edhe njohja me bionden Viktoria, e cila përveç koincidencës së emrit me Gjikën, kishte dhe të njëjtën ditëlindje me të: 23 qershor 1937! Por, siç shkruan dhe vetë Viktori, për çudi koincidenca e veçantë e emrit dhe ditëlindjes në vend që t’i afronte, sa vinte dhe i largonte. “Dhe u desh vetëm një shkak banal që na ndau përgjithmonë”. Një vend të veçantë në libër zë fotografia, një nga pasionet e rinisë së Gjikës. I ndarë nga jeta vetëm pak muaj më parë, më 4 mars 2009, në moshën 71-vjeçare, Viktor Gjika është padyshim një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Ndër filmat që mbajnë emrin e tij mund të përmendim: "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Gjeneral gramafoni", "Nëntori i dytë", "Njeriu me top", etj.
Në kujtimet e artistit…
1958
Erdhi letra e vonuar nga Helena Tronskaja. Letër e dashur, e dhimbshme dhe e sinqertë. Përshtypja e parë ishte ndjenja e largësisë. As unë nuk mund të shkoja në Zaporozhje, as ajo të vinte në Moskë. U deshën edhe disa letra të tjera që të dy ta kuptonim se lidhja jonë do të ishte e përkohshme. Korrespondenca e sinqertë do t‘i jepte fund kësaj lidhjeje pa dëmtuar asnjërin. Helena Tronskaja do të mbetej në kujtesën time si vajza më e bukur, me emër dhe mbiemër të papërsëritshëm!
1961
Me të mbaruar xhirimet e "DEBATIK"-ut u nisa për Korçë. Isha i ftuar në dasmën e Albertinës, vajzës së xhaxhait Loni. Në çardhakun ku vallëzohej, më zunë sytë një vajzë me fytyrë të bukur e trup të derdhur, që po rrinte vetëm, sikur e ndiente se dallohej për bukurinë e saj midis të tjerave. Me sa dukej më kishte shastisur se pas pak më afrohet një nga krushkat dhe më thotë: "Merre, more Floran të vallëzosh, se mbeti te shkallët!" Gjatë vallëzimit mora vesh se Flora ishte mësuese në fshatin Rëmbec, afër Korçës…. Kur dhëndri me nusen po zbrisnin shkallët, u hodhën mbi kokët e tyre karamelet dhe monedhat tradicionale, Floras i ra në dorë një dylekësh fatndjellëse. Kështu u njoha me gruan time të ardhme, të cilën e kam dashur shumë, shumë, shumë dhe ajo i është përgjigjur tërë jetën kësaj dashurie të madhe…
1966
Më 3 prill lindi vajza jonë, Esteri. Flora u shtrua në maternitet para kohe, ndaj unë shkonja disa herë në ditë dhe pyesnja dr. Ilir Gjylbegun për gjendjen. Iliri gjithë humor më thosh se në maternitet nuk lind vetëm gruaja jote. Unë i përgjigjesha: "Ashtu është për ty, po për mua sot në gjithë botën lind vetëm Flora!" Kur kthehesha në shtëpi shikonja studentet dhe vajzat e tjera që hargaliseshin me njëra-tjetrën, ndërsa unë mendonja se ngado që të shkonin ato bukuroshe, aty do përfundojnë, në maternitet. Kur pas disa ditësh dolëm që atje dhe nëna ime mbante në duar Esterin e vogël, ajo m‘u duk shumë e bukur dhe me fytyrë të pastër. Qëlloi që atë ditë kaloi andej Hysen Hakani dhe si gjithnjë filloi të bënte humor: "Shikoni, mo kuqon! E ka bërë vajzën me letër kopjativ!" Unë putha Esin gjithë dashuri në faqkat rozë, pastaj putha Floran në të dyja faqet. Ajo më zuri dhe s‘më lëshonte edhe kur hipëm në taksi…
Tiranë, 8 janar 2009
Këto ditë që po i mbyll kujtimet e mia, duke ua diktuar ato vëllait tim Thanasit dhe Todos, që mori përsipër redaktimin dhe plotësimet e nevojshme, më shumë se kurrë e ndiej që kam qenë një rob i punës. Ajo ka thithur çdo qelizë artistike brenda meje. Një rob i lumtur. Por kam qenë edhe një njeri i lumtur. Dhe këtë ia kushtoj gruas sime, Floras, vajzës Ester dhe nipit Poli, ose më saktë djalit tim, që më mungoi. Puna më ka bërë një bashkëshort të vështirë. Kjo mund të vërehet edhe në kujtimet e mia, ku familjes, intimitetit të saj, dashurisë që më ka rrethuar, i kam kushtuar pak vend, sepse si ndodh shpesh, kam menduar me xhelozi se ato më përkasin vetëm mua. Kështu, e dhashë prapë "provën" e robërimit prej punës, prej filmave që kam bërë, prej detyrave shoqërore e shtetërore që më është dashur të përmbush…
Kam thënë se e kam përmbushur misionin tim, ndonëse kisha shumë plane. Por jeta s’mund të jetë veçse një fragment i ëndrrave të njeriut.