E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kadastra: Fast Track ofron procedurë të përshpejtuar, 30 mijë aplikues gjatë tetorit

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Qytetarët tashmë pajisen në një kohë shumë të shkurtër me dokumentacionin e nevojshëm në zyrat e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme duke përdorur metodën Fast Track.

Kadastra Shqiptare njoftoi se, vetëm gjatë muajit tetor, rreth 30 mijë aplikues në të gjithë Shqipërinë, kanë përfituar shërbimin e kërkuar me procedurë të përshpejtuar.

Ky aplikim mund të kryhet lehtësisht nëpërmjet portalit e-albania duke përzgjedhur shërbimin që përmban kodin “PP” para emërtimit.

Sipas Kadastrës, qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të plotësojnë të dhënat e kërkuara gjatë aplikimit, si dhe të ngarkojnë në formatin “pdf” dokumentacionin e nevojshëm.

Afati i ofrimit të shërbimit fillon nga momenti i konfirmimit të pagesës.

Lista e shërbimeve kadastrale që ofrohen me procedurë të përshpejtuar janë: PP-Lëshim kopje kartele të pasurisë; PP-Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale; PP-Lëshim certifikate pronësie; PP-Regjistrimi i kontratës së shitjes; PP-Regjistrimi i kontratës së dhurimit; PP-Regjistrim i kontratës së shitjes, shkëmbimit, ose dhurimit, me rezervë/kusht të pasurisë së paluajtshme; PP-Regjistrimi i kontratës së hipotekës. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›