Kadastra, aksion për përshpejtimin e procesit të legalizimeve në Sarandë

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur një aksion në zonën urbane të Sarandës për trajtimin e të gjitha kërkesave për legalizimin e ndërtimeve informale, me synim përshpejtimin e përmbylljes së proceseve në shqyrtim.
Në një njoftim për shtyp, ASHK bën të ditur se pranë Bashkisë Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të ASHK-së janë afishuar emrat e qytetarëve, kërkesat e të cilëve janë ende në proces.
Sipas institucionit, plotësimi i saktë i të dhënave të kontaktit nga qytetarët është thelbësor për vijimin e procedurave administrative dhe për përfundimin e procesit të legalizimit.
ASHK njofton se specialistët e saj do të jenë çdo ditë në terren për evidentimin e objekteve informale, deri në përmbylljen e këtij procesi.
/e.xh/a.f/