E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kadastra nënshkruan marrëveshje me Dhomën e Noterisë, Lame: Shërbime në kohë reale

Agjencia Shqiptare e Kadastrës nënshkroi me Dhomën e Noterëve marrëveshjen për operacionet pronësore dhe firmosjen elektronike. Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, falë firmosjes elektronike të noterëve.

“Ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat. Dhe e gjitha, do të bëjë të mundur pajisjen me shërbimin e kërkuar brenda 48 orëve nga konfirmimi i pagesës për aplikimin e kërkuar”, tha Lame.

Shërbimet që do të ofrohen nga e hëna përmes nënshkrimit elekrtonik të noterëve.

  1. Regjistrim i kontratës së shitjes
  2. Regjistrimi i kontratës së dhurimit
  3. Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia
  4. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë.
  5. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë me vlerë nga 1 milion deri 10 milion lekë.
  6. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000.000 lekë.
  7. Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme.
  8. Regjistrimi i kontratave të shitjes, dhurimit, me rezerve / kusht të pasurisë së paluajtshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›