E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra nis verifikimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991 në Devoll

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) vijon punën në terren për trajtimin e banesave të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, këtë herë në fshatin Sul të Devollit.

Sipas njoftimit të ASHK-së, ekipet e institucionit do të jenë në terren deri më 25 shtator, duke kryer verifikimet pranë banorëve dhe duke vijuar procedurat për trajtimin e banesave që nuk kanë titull pronësie.

ASHK u ka bërë thirrje banorëve të jenë të pranishëm gjatë procesit të evidentimit të banesave.

Kadastra sqaron se në këtë proces mund të përfshihen edhe banorët që nuk kanë kryer më parë aplikimin për trajtimin e objektit pa titull pronësie.

Procesi synon evidentimin dhe trajtimin e problematikave të pronësisë për banesat e ndërtuara para vitit 1991, përmes verifikimit në terren dhe ndjekjes së procedurave përkatëse.

/e.xh/j.p

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›