E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadeli: Largohem nga PS, Edi Rama është një tiran

04-04-2013 / Gazeta 55

Hemorragjia/Pas deputetit Asllan Dogjani, largohet edhe Gjovalin Kadeli

Deputeti i PS-së, në qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli njofton largimin nga partia. Lajmi konfirmohet nga vetë deputeti, i cili paralajmëron se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të dalë si kandidat i pavarur duke komunikuar tërheqjen nga të gjitha funksionet e PS për shkak të tiranisë së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Vendimi vjen pasi PS-së ka bërë publike kandidatët për deputet në qarkun e Lezhës si dhe pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor PS-LSI. Anëtarja e kryesisë Mimi Kodheli është e para në listën e qarkut të Lezhës. Atë e pason deputeti aktual Armando Prenga. Në listë figuronte edhe deputeti Gjovalin Kadeli, i cili deklaroi largimin sot. Gjovalin Kadeli është deputeti i dytë që largohet nga radhët e PS-së.
Një ditë më parë, ende pa u mbyllur mbledhja e Kryesisë së PS-së, Asllan Dogjani deputet në Qarkun e Kukësit deklaroi shkëputjen e tij nga grupi i PS-së.  Ndërkohë, mësohet se po sot u tërhoq nga PS edhe kryetari i Komunës së Kolshit dhe sekretari i përgjithshëm i PS në Lezhë, Hasan Muça.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›